Peja sot do të luajë ndeshjen e fundit në fazën e grupeve të Ligës Ballkanike, takohet ndaj kësaj skuadre

Sonte Peja do të luajë ndeshjen e fundit në fazën e parë të grupeve në Ligën Ballkanike.

Pejanët janë mysafirë të Ibër Rozhajës, në takimin që zhvillohet nga ora 17:00.

Verdhezinjtë kanë siguruar kualifikimin tutje, ku deri më tani kanë katër fitore dhe tri humbje, kurse Ibër Rozhaja nga gjashtë sfida të zhvilluara ka tri fitore dhe tri humbje.

Ibër Rozhaja ndeshjen e fundit do ta ketë sërish në shtëpi, ndaj Rahovecit, përballje që do të zhvillohet të enjten dhe do të përmbyllë fazën e parë të grupeve në Ligën Ballkanike, ku nga pesë skuadra, katër kualifikohen tutje.