Peja – Sigal Prishtina, ja si përfundoi ndeshja

Skuadra e Pejës ka sunduar në palestrën “Karagaçi” duke e mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat 66-63, në duelin e tretë të finales së madhe të ‘play-offit’ në Superligën e Kosovës në basketboll.

Skuadra mysafire bëri paraqitje lehtësisht më të mirë në dhjetëminutëshin e parë duke e mbyllur me katër pikë epërsi (17:21).

Nikoqirët u rikthyen fuqishëm në çerekun e dytë duke e përmbysur disavantazhin dhe duke shkuar në pushim me pesë pikë avantazh (38:33).

Loja mahnitëse e pejanëve vazhdoi në çerekun e tretë, të cilin e përfunduan me rezultat 55:44.

Në një atmosferë të nxehtë që pati nevojë edhe për shtimin e vëmendjes së forcave të sigurisë, skuadra vendase vazhdoi ta ruante avantazhin në çerekun e katërt, porse kryeqytetasit e ngushtuan rezultatin për të shpresuar në një përmbysje në fund.

Në sekondat e fundit madje rezultati u ngushtua shumë, porse pejanët ia dolën që të ishin fitimtarë me tri pikë epërsi.

Në këtë mënyrë, Peja është një fitore larg titullit, derisa Prishtina t’i fitojë dy ndeshje.