Peja shkatërroi Trepçën

Peja e ka mposhtur Trepçën me rezultat 109:86

KB Peja është treguar më e fortë se KB Trepça në sfidën që u zhvillua në palestrën “Karagaçi”, duke e mposhtur me lehtësi me rezultat 109:86.

Vendasit dominuan në tre çerekët e parë, derisa vetëm i treti i takoi mysafirëve, por i pamjaftueshëm për të bërë diçka më shumë kundër Pejës.