Peja pëson humbjen e dytë në BIBL

Klubi i basketbollit Peja e ka pësuar humbjen e dytë për këtë sezon në Ligën Ballkanike. Verdhezinjtë u mposhtën sonte në udhëtim nga ekipi KK Karpos Sokoli me rezultat 82:75 (21:19, 24:22, 14:19 e 23:17).

Vendësit kanë qenë më të mirë në pjesën e parë, të cilën e mbyllën me katër pikë epërsi dhe e administruan me sukses kapitalin edhe në pjesën e dytë.

26 pikët e Dahlman dhe 20 të Veselit ishin të pamjaftueshme për skuadrën kosovare. Kjo ishte humbja e dytë e ekipit pejan, krahas tri fitore në këtë eveniment këtë edicion.

Peja e bëri një hap prapa drejt fazës tjetër në BIBL.

Ndërkaq, të mërkurën, Sigal Prishtina ka pësuar humbje nga Kumanova, e Bashkimi e mposhti Beroen.

loading...