Peja mund Prishtinën në “Karagaçin” e stërmbushur

Peja ka fituar kryendeshjen e javës së 21 në elitën e basketbollit kosovar.

Pejanët mundën rivalin e përbetuar, Prishtinën në palestrën “Karagaçi”, përcjellë Gazeta Olle.

Semafori në fund tregonte 82:76 për verdhezinjtë.

Ndeshja ishte shumë interesante në çerekun e fundit ku Prishtina u afrua deri në tri pikë (76:73), por pa mundur të arrijë përmbysjen.

Basketbollistët më efikas ishin Dardan Berisha i Pejës dhe Jordan Johnson i Prishtinës me nga 26 pikë.

Kjo ishte fitorja e parë e Pejës këtë sezon ndaj Prishtinës.

Vlen të theksohet që atmosfera në palestrën e stërmbushur ishte fantastike. /Gazeta Olle/