Peja konfirmon dy mungesa të mëdha për takimin e sotëm ndaj Vllaznisë së Shkodrës!

Pas shkëlqimit të Kombëtares së Kosovës në basketboll, të cilët fituan dy ndeshjet parakualifikuese ndaj Islandës dhe Luksemburgut, tashmë vëmendja bartet te Liga Ballkanike e basketbollit.

Sot në Shkodër do të zhvillohet debi shqiptar në mes të Vllaznisë dhe Pejës, shkruan Gazeta Olle.

Në këtë takim, fituesi i Kupës së Kosovës, ka udhëtuar pa dy lojtarë kryesor të ekipit.

“Dardan Berisha dhe Drilon Hajrizi nuk do jenë prezent sonte në këtë duel për shkak të ndeshjeve që po i zhvillojnë me Përfaqësuesen e Kosovës në Basketboll”, thuhet në njoftimin zyrtar të Pejës të lëshuar pak minuta më parë.

Vllaznia – Peja, fillon nga ora 18:00, dhe zhvillohet në palestrën ‘Qazim Dervishi’ në Shkodër.