Peja fiton në Ligën Ballkanike, super-debutim për Dardan Berishën

KB Peja ka fituar ndeshjen e sotme në kuadër të Ligës Ballkanike ndaj skuadrës malazeze, Ibar Rozaje.

‘Verdhëezinjët’, shënuan fitore me rezultatin 94:80, shkruan Gazeta Olle.

Dardan Berisha shkëlqeu në këtë takim duke qenë pikëshënuesi më i mirë te Peja me 23 pikë gjithësesj, i pasuar nga Sirko i cili shtoi edhe 22 pikë të tjera.

Kurse, te mysafirët u dallua Gavranic me 26 pikë, dhe Simovic me 25 të tjera.

Peja, me fitore tashmë gjendet në pozitën e dytë në Ligën Ballkanike, kurse Ibar zbret në një pozitë më poshtë.