Peja fiton derbin shqiptar në Ligën Ballkanike ndaj Vllaznisë

Ka përfunduar derbi shqiptar në Ligën Ballkanike mes Pejës dhe Vllaznisë së Shkodrës i zhvilluar në palestrën “Karagaci”.

Peja ka arritur fitore me rezultat 78-67.

Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar me rezultat 48:35 ë të mirë të Pejës.

Klubi nga qyteti i Rrafshit të Dukagjinit, në këtë edicion të BIBL I ka arritur dy fitore në dy xhiron e para të kësaj lige.

Ndërkohë, Vllaznia i ka pësuar dy humbje.

Peja synon që të shkojë sa më larg në këtë garë.