Peja, eliminim me kokën lart

Klubi i volejbollit Peja është eliminuar me kokën lartë nga kompeticioni evropian CEV Cu

Skuadra kosovare e ka mposhtur mbrëmë në palestrën e sporteve “Karagaç” kundërshtarin OK Mladost Brçko me rezultat 3-2 në sete, por kjo ishte e pamjaftueshme pasi lojën e parë e kanë fituar boshnjakët me rezultat zyrtar, 3-0 në sete pasi ekipi pejan nuk ishte lejuar të hynte në territorin e Bosnje e Hercegovinës për shkak të mos pajisjes me viza dhe Federata Evropiane konsideroi se nuk i ka bërë përpjekjet e duhura për t’i marrë vizat.

Seti i parë iu ka takuar boshnjakëve, 22:25, ndërsa atë të dytë e fituan përsëri mysafirët, 25:21.

Mirëpo, vendësit janë kthyer furishëm për t’i fituar setet pasuese, 25:20 të tretin, 25:18 të katërtin dhe 15:12 setin e fundit.

Përkundër eliminimit, pejanët nuk u koritën këtë sezon në Evropë. Ndërkaq, KV Luboteni do të luajë pas dy ditësh, më 22 dhjetor, me Maccabi Tel Avivin në CEV Callenge Cup/Zeri.info

Loading...