Peja e pret Gaziantep-it në ndeshjen e fundit të edicionit të rregullt në FIBA Europe Cup

Peja të martën do ta luaj ndeshjen e fundit të edicionit të rregullt në FIBA Europe Cup, ku është nikoqire e ekipit turk Gaziantep në “Karagaçi” me fillim nga ora 19:30.

Në duelin e parë në kuadër të Grupit G në FIBA Europe Cup të luajtur ndërmjet tyre fitore pati realizuar skuadra nga Gaziantep-i me shifrat 74:56.

Verdhezinjtë ende nuk i kanë humbur të gjitha shanset për t’u kualifikuar tutje në këtë garë, por jo edhe gjithçka varet nga ata për t’u realizuar ky mision shumë i vështirë.

Peja aktualisht është e fundit në Grupin G, para saj është Petrolina AEK, derisa Gaziantep dhe Cluj udhëheqin në tabelë me pikë të barabarta.

 

Rezultatet e deritashme të Pejës në Grupin G në FIBA Europe Cup:
Cluj – Peja 85:76
Peja – Petrolina AEK 87:82
Gaziantep – Peja 74:56
Peja – Cluj 76:99
Petrolina AEK – Peja 81:64
Peja – Gaziantep ?

Tabela
1. Gaziantep 5 9
2. Cluj 5 9
3. Petrolina AEK 5 6
4. Peja 5 6