Peja e do finalen e Ligës Ballkanike

Klubi i basketbollit Peja është duke bërë sensacion në Ligën Ballkanike këtë edicion, duke u bërë skuadra e vetme kosovare që u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike.

Verdhezinjtë do të luajnë në gjysmëfinale me Kumanovën, më 22 mars në shtëpi dhe më 29 mars në Maqedon.

Pejanët janë të vendosur ta prekin finalen e madhe për herë të parë dhe do të provojnë ta fitojnë krejt këtë eveniment, të cilin në dy edicionet e fundit e fitonte Sigal Prishtina.