Peja 14:0, mund sërish Bashkimin

Peja nuk ka të ndalur, dhe asesi të përjetojë shijen e humbjes këtë sezon në Superligën e basketbollit.

Pejanët mposhtën rivalin prizrenas, Bashkimi me rezulat bindës, 80:90, shkruan GazetaOlle.com.

Ndeshja e luajtur në “Sezai Surroi” të Prizrenit, u dominua nga mysafirët, të cilët asnjëherë nuk e vunë fitoren në dyshim.

Lojtari më i dalluar ishte Drilon Hajrizi i Pejës.

Për skuadrën e trajnerit Branimir Paviq, ishte fitorja e 14-të, nga po aq ndeshje të zhvilluara. /Olle