Pefqeli tregon si i ndau rrugët me Prishtinës: Ndaj tyre nesër dua 3 pikë

Llapi dhe Prishtina nesër do të luajnë ndeshjen derbi të xhiros së 15-të në Ipko Superligë.

Për mesfushorin e Llapit, Mërgim Pefqeli ky takim pritet të jetë mjaft special, pasi do të luajë ndaj ish-skuadrës së tij.

Gazeta Olle sot gjatë ditës ka kontaktuar me Pefqelin i cili ka folur për ndarjen me Prishtinën si dhe ndeshjen e nesërme.

“Unë jam i lindur në Prishtinë, ndërsa me ekipin e këtij qyteti jam ndarë shumë në mënyrë paqësore.  Jeta e një futbollisti është e tillë, sot je te Prishtina, nesër mund ta kesh rival”, tha fillimisht Pefqeli për Gazeta Olle.

Tutje, 25 vjeçari ka folur për ndeshjen e nesërme ndaj ish-skuadrës, Prishtinës.

“Unë jam pjesë e Llapit tashmë dhe do të jap më të mirën për këtë fanellë. Llapjanët më përkrahin dhe më duan andaj unë do të bëjë çdo gjë që t’i marrim pikët e plota nga dueli i nesërm”,  përfundoi Pefqeli.

Llapi – Prishtina, takohet nesër nga ora 13:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti”, dhe fitorja për dy skuadrat është opsioni i vetëm.

Kujtojmë, Llapi nesër do ta këtë edhe përkrahjen e Legjendave të cilët rikthehen në stadium pas dy ndeshje suspendimi./GazetaOlle