Peci e Bekteshi në Sllovaki (VIDEO)

Ibrahim Peci dhe Leutrim Bekteshi ka gjasa të vazhdojnë karrierën në Sllovaki.

Të dy ndodhen në skuadrën ISKA Borçice, derisa janë parë në një video të publikuar nga klubi i tyre në Facebook.

Mesfushori i Feronikelit, Peci, dhe mbrojtësi i Besës, ka gjasa të vazhdojnë karrierën në këtë skuadër, shkruan GazetaOlle.com.

Olle ka provuar të bisedojë me Pecin, por ai nuk është lajmëruar.

Iskra Borcice, garon në Ligën e Dytë, derisa ndodhet në pozitën e dytë, me gjasa për t’u inkuadruar në elitën e futbollit sllovak. /Olle