Paviq: “14 fitore, shkojmë tutje”

 Trajneri i Pejës, Branimir Paviq, ka deklaruar pas fitores nadj Bashkimit me rezultat, 90:80, se skuadra e tij synon edhe fitore tjera, pasi nuk ngopet vetëm me 14 të tilla.

Për skuadrën e tij ishte fitorja numër 14 në po aq ndeshje të zhvilluara.

“Nuk është lehtë të fitohet nga Bashkimi, është fitorja e 14-të dhe shkojmë tutje. Nuk ishte vetëm Drilon Hajrizi, që e meritoi fitoren sonte, pasi ne luajmë si grup”, tha Paviq për SuperSport Kosova. /Olle