Pavarësia e Kosovës nderohet me turne të futbollit të vogël

Për nder të 9 vjetorit Pavarësisë Kosovës, Shkolla e Futbollit Runiku me trajnerët Besim Hisenaj, Përparim Demiri  ka organizuar turne ne futbollit të vogël për grupmoshen U-13 ku morren pjesë këto Shkolla të Futbollit: Sh.F.Trepça, Sh.F.Lushat, Sh.F.El Clasico, Sh.F.Runiku, Sh.F.Koci, Sh.F.UÇK.

Fitues i këtij turneu doli Sh.F.Runiku ku në finale e mposhti Sh.F.Lushten nga Mitrovica në penallti. Loja e rregullt mbaroj 1:1.

Çmimi si lojtari më mirë i Turneut takoj lojtarit Rrahim Hyseni .

Në fund të dy trenerët e Sh.F.Runiku Besim Hisenaj si dhe Perparim Demiri falënderuan të gjithë Shkollat e Futbollit qe morren pjesë si dhe të gjithë lojtaret për lojën korrekte që treguan gjatë gjithë këtij turneu. /Olle