Paul Pogba ”tronditë” tifozët e Manchester Unitedit me deklaratën e fundit

Mesfushori francez, Paul Pogba e ka ”tronditur” Manchester Unitedin me deklaratën e fundit, transmeton ”GazetaOlle.com”.

Paul Pogba thotë se do të largohej nga ”Old Traffordi” nëse do të mendonte se gjasat e Man United për titull kanë mbaruar.

Reprezentuesi francez u rikthye në fushë pas një mungese prej dy muajsh dje në ndeshjen ndaj Newcastles.

Në këtë ndeshje, Pogba shënoi një gol dhe asistoi njëherë.

Pogba

Ndërkaq, Pogba u lëndua në shtator në ndeshjen e Champions Leagues ndaj Baselit.

”Sezoni është i gjatë, natyrisht”, tha Pogba kur u pyet nga BBC Sport nëse Man United ka ende gjasa për ta fituar kampionatin këtë sezon”.

”Nëse nuk do e besoja këtë, atëherë do të largohesha”.

”Në qoftë se unë nuk besoj se mund ta fitojmë ende titullin, më mirë për mua të largohem”.

Pogba

”Por, do t’i lë këto fjalë dhe do të vazhdoj të luaj futboll. Jam optimist dhe do të vazhdojmë drejt objektivave”, u shpreh Pogba. /Gazeta Olle/