Patriot Behrami mposhtet në turneun kualifiues evropian për LO “Tokio 2020”

Patriot Behrami nuk arriti të vazhdojë garat e boksit në turneun kualifikues evropian për Lojërat Olimpike Tokio 2020, që po mbahet në Londër të Britanisë së Madhe.

Boksieri ynë, 20-vjeçar, u mund nga francezi Wahid Hambli, 29-vjeçar, në luftën e parë të kategorisë deri në 69 kilogramë.

I urojmë më shumë fat në garat e ardhshme ndërkombëtare Patriotit, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Nesër në 1/8 e finales garon Donjeta Sadiku, e cila ka kaluar me sukses luftën e parë.