Pati probleme me ekipin kombëtar, ja çfarë thotë tash Zhegrova për Challandes

Super-talenti i Përfaqësueses së Kosovës dhe Baselit, Edon Zhegrova, e ka komentuar punën e përzgjedhësit të Kosovës, Bernard Challandes.

Mesfushori 20-vjeçar ka thënë se Challandes është trajner tejet motivues.

“Jam shumë i kënaqur me trajnerin. Është një trajner shumë i mirë dhe shumë motivues. Ai na ka dhënë shumë këshilla dhe për këtë fakt të gjithë jemi shumë të kënaqur”, ka thënë Edon Zhegrova në emisionin ‘Fol Shqip’.

Zhegrova në tetë ndeshje me Kosovës i ka realizuar dy gola.

Ai është prodhim i futbollit të Kosovës pasi që karrierën e ka nisur te Flamurtari teksa më pas ka luajtur edhe me FC Prishtinën nga ku u transferua në Belgjikë.