Pasi u përjashtua nga Marseille, vjen veprimi befasuese nga Evra

Pasi u përjashtuar nga Marseille, Patrice Evra ka bërë një deklaratë befasuese.

Mbrojtësi francez e ka përjetuar ferrin javën e kaluar tek klubi francez, pasi është sulmuar nga tifozët.

Evra në momentin që filloi të fyhej nga disa tifozë të Marseilles, është afruar dhe ka shqelmuar njërin prej tyre në kokë.

ffk reklama

Ky veprim i tij, natyrisht se ka acaruar tifozët e tjerë, të cilët kanë kërkuar largimin e tij të menjëhershëm nga klubi.

Me kërkesën e tifozëve, Marseille ka reaguar menjëherë duke ia shkëputur kontratën Evras dhe duke e larguar nga klubi.

Por, mbrojtësi francez pas kësaj tronditje që mori, ka reaguar nëpërmjet Instagramit të tij, duke i falënderuar të gjithë tifozët ‘të vërtetë’, që e kanë mbështetur atë, përcjell “GazetaOlle.com”.

Evra ka thënë se ai do ta respektoj vendimin e klubit, por që ai vendim ishte i padrejtë dhe se nuk kishte atë veprim nga tifozët që i kishte respektuar të gjithë.

Por, tifozët i janë përgjigjur francezit me banesa, duke i thënë që ai është i padëshiruar në klubin e tyre dhe më mirë të largohet nga ta./Gazeta Olle/