Pasi e theu këmbën, Terry kapet në një vend të papritur

Ylli i Aston Villas, John Terry është duke u rikuperuar nga lëndimi që pësoi ditë më parë.

Legjenda e Chelseat ka thyer këmbën, andaj do t’i duhet një kohë e gjatë që të rikthehet sërish në fushë, përcjell “GazetaOlle.com”.

Mbrojtësi anglez ka shkuar në Dubai që të rikuperohet nga lëndimi së bashku me bashkëshorten e tij, ku ka postuar disa foto.

ffk reklama

Terry është parë në Dubai me paterica, por siç duket, anglezi më shumë i ka kushtuar vëmendje fotove, se sa lëndimit të rëndë që ka postuar.

Mbrojtësi nuk e ka vënë masën mbrojtëse që i kanë vendosur mjekët për këmbën, andaj rrezikon që të pësoj deformim në kofshën e kyçit të këmbës.

Sipas mediave angleze, Terry do të mungoj deri në fund të këtij sezoni, pasi mosha dhe shkalla e tij e lëndimit, nuk e lejojnë rikthimin e tij më të shpejtë.

Andaj, anglezi me mënyrën se si e ka filluar rikuperimin e lëndimit, do t’i marr kohë edhe më shumë, pasi ai nuk po i kushton edhe aq shumë rëndësi lëndimit./Gazeta Olle/

nintchdbpict000365355262 nintchdbpict000363579900 nintchdbpict000364737401