Pas xhudos pikë olimpike kërkojnë edhe karateistët e Kosovës

Federata e Karatesë së Kosovës ka njoftuar se katër garues nga Kosova kanë udhëtuar drejt Tokios në Japoni për garën e Karate1 Premier League.

Kjo është pritet të jetë shumë e rëndësishme për të rrëmbyer pikë olimpike, në mënyrë që sportistët kosovar të arrijnë normën olimpike, shkruan Gazeta Olle.

Njoftimi nga FKK:

Kosovarët kanë udhëtuar për Tokio te Japonisë, Karate1 Premier League – Tokyo 2019, garë shumë te rëndësishme për arritjen e normës olimpike, ku Kosova do të jetë në mesin 79 të botes shteteve me 649 garues .

Ekspedita e kosovarëve përbëhet nga përzgjedhësi Ylber Syla, si dhe garuesit femër: Fortesa Orana + 68, meshkujt Herolnd Nishevci + 84 kg, Elhami Shabani -75 kg dhe kg,
Alvin Karaqi – 84 kg. Vlen te ceket se konkurrenca është shumë e madhe ku marrin pjesë vetëm 100 garuesit me te mirë te botes në çdo kategori.

Garat zhvillohen ne kata dhe kumite ku Përfaqësuesja e Kosovës paraqitet vetëm në kumite.

Gara do te mbahet nga data 6 deri 8 shtator 2019 në Tokio te Japonisë.

Suksese të gjithë garuesve. Oss!

Me respekt:
Komisioni për Informim i FKK-së

Fotografia e Federata e Karatesë e Kosovës