Pas Topallit, Vushtrria mund të mbetet edhe pa lojtarin tjetër të njohur

Bashkim Shala mund të jetë futbollisti i radhës që largohet nga skuadra e Vushtrrisë.

Lojtari që ishte pjesë e skuadrës që fitoi titullin e parë kampion në histori të klubit, momentalisht është pa kontratë.

Ai ka deklaruar për Gazetën Olle se i ka skaduar kontrata dhe se nuk ka vendosur ende për të ardhmen.

Shala ka disa opsione për të vazhduar karrierën, mirëpo vendimi definitiv nuk ka ardhur ende.

Kujtojmë që nga Vushtrria u largua edhe një nga lojtarët më të mirë të edicionit të kaluar, Jetmir Topalli, i cili iu bashkua Ballkanit. /Gazeta Olle/

bashkimshala