Pas shumë transferimeve, vjen largimi i parë i madh nga Milani (FOTO)

Carlos Bacca ka vendosur për skuadrën e re. Sulmuesi do të largohet nga Milani, pasi që hapësirat në formacion nuk janë të garantuara.

Sipas mediave italiane, ai do të transferohet te skuadra e Marseillet, përcjellë “Lajmi.net”.

Transferimi do të kompletohet për 25 milionë euro.

Këtë shumë të të hollave, Milani do ta përdorë për të afruar në skuadër ndonjë sulmues tjetër.

bacca-milan-2015-16-690x400

 

Ndërkohë, drejtuesit e Milanit nuk kanë të ndalur gjatë këtij afati kalimtar, pasi tashmë kanë gati edhe transferimin e pestë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë të Atalantas, Andrea Conti, i cili është shumë pranë kalimit në San Siro.

Premium Sport shkruan se, të dy skuadrat janë marrë vesh dhe shumë shpejt pritet zyrtarizimi.

Për shërbimet e Contit, Milan do të paguajë 20 milionë euro, ndërsa në ofertë do të përfshihet edhe njëri nga talentet Pessina ose Felicioli.