Krahas Shqipërisë, të premten edhe Kosova sfidon Serbinë

Për herë të parë në histori, Kosova dhe Serbia do të përballen në mes vete në një ndeshje sportive.

Në fakt, hendbollistet kosovare do të luajnë në Rumani të premten kundër atyre serbe, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian U-19, shkruan Zëri.

Kjo ndeshje do të fillojë në orën 17:00, ndërsa kosovaret do t’i luajnë edhe dy të tjera në këtë turne kualifikues.

Të shtunën do të përballen me Sllovakinë, duke filluar nga ora 19:00,  kurse të dielën do ta përmbyllin këtë kampanjë kualifikuese me ndeshjen ndaj mikpritësit, Rumania, që do të fillojë në orën 17:00.

Kjo është hera e parë që Përfaqësuesja e Kosovës zhvillon ndeshje ndërkombëtare, me karakter garues.

Të premten, kundër Serbisë është edhe Federata Shqiptare e Futbollit, e cila ‘luftën’ do ta zhvillojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

hendbvoll 2