Pas marrëveshjes gjigante, ja përforcimet e para të mëdha të Ballkanit

Ballkani i Suharekës ka marrë lajmin e vitit. Skuadra që po garon në Ligën e Parë, por me gjasa të mëdha për t’u rikthyer në Vala Superligë, ka arritur një marrëveshje gjigante.

Klubi është privatizuar sot dhe është kthyer në Shoqëri Aksionare nga Kompania “Cima Group”.

Pas këtij lajmi, skuadra nga Suhareka pritet të niset në sulm për përforcime.

Përforcimi i parë që pritet të jenë janë mbrojtësi i mirënjohur, Robert Gjeraj, shkruan “GazetaOlle.com”.

 

Kapiteni i Lirisë u nda me skuadrën prizrenase, kurse në javët e fundit ushtroi me Ballkanin.

robert gjeraj

Po ashtu, portokollinjtë pritet të bëjnë edhe ndryshime në shtabin teknik.

Vendin e Zymer Elshanit, që me gjasë mund të mbetet ndihmës trajner, do ta marrë ndonjë trajner me emër.

Ballkani është duke luftuar për t’u rikthyer në Vala Superligë.

FB_IMG_1511710878660 received_1616313271724253