Pas largimit të Beqirit, Ferizaj ka në opsion këta tre trajnerë

Skuadra e Ferizajt dhe trajneri Argjend Beqiri tashmë i kanë ndarë rrugët, përcjellë Gazetaolle.com.

Ai ka dhënë dorëheqje për shkak të rezultateve të dobëta.

Kujtojmë se ferizajasit në këtë edicion po luftojnë për ta siguruar një biletë për elitën e futbollit kosovar edhe për edicionin e ardhshëm.

Burime të Gazetaolle.com pranë klubit bëjnë me dije se Agron Selmani, Arsim Abazi dhe Bylbyl Sokoli janë tre trajnerët që do të kontaktohen nga klubi i Ferizajt. /Gazetaolle.com