Pas lajmit për ndryshimin e emrit të stadiumit: Reagon KF Liria, siguron për këtë gjë

Lajmi për ndryshimin e emrit të stadiumit “Përparim Thaçi” ka bërë që KF Liria të reagon në faqen zyrtare.

Klubi prizrenas shkruan se nuk ka asnjë forcë madhore që do të mund ta ndryshon emrin e stadiumit të tyre, përcjellë Gazeta Olle.

“Sot gjatë gjithë ditës u plasua dhe u shpërnda një lajm i pavërtet reth një inciative gjoja për ndryshimin e emrit të stadiumit të qytetit ,e që e mban emrin e dëshmorit dhe lojtarit tonë Përparim Thaqi,gjë që bëri të shqetsohemi të gjithë ne.

KF Liria reagon ashpêr ndaj këtyre shpifjeve dhe i lut shpifësit mos të merren me lajthitje të opinionit publik sepse nuk ka asi forcë madhore që mund ta bëj këtë as tash as edhe një kohë të gjatë derisa janë gjallë shokët ,miqtë dhe bashkelojtarët e tij.

Klubi jonë as nuk ka marr një kërkesë te tillë dhe as që do ta shqyrtonte edhe po ta merrte”, thuhet në njoftimin e KF Lirisë.