Pas Kasamit, amerikanen Scherzinger e zë edhe shqiptari tjetër (FOTO)

Pas Pajtim Kasamit, edhe Fatmir Hysenbelliu është parë duke kaluar pushimet me këngëtaren amerikane, Nicole Scherzinger.

Pasaniku më i famshëm në Shqipëri, ish-futbollisti Fatmir Oni Hysenbelliu është bërë sërish qendra e vëmendjes se mediave botërore, pas disa fotove komprometuese gjatë pushimeve në Ibiza të Spanjës, me anëtaren e jurisë së “X Factor”, Nicole Scherzinger.

Në pozat ku artistja e famshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishte veshur një “swimsuit” të kuq ajo është fotografuar shumë pranë Onit në jahtin luksoz, ku në disa momente bënte madje fotografin për djalin e preferuar të shumë vajzave të famshme VIP.

Kjo miqësi e re duket se ka lindur këtë verë mes pasanikut nga Tirana, Oni Hysenbelliu dhe yllin e muzikës amerikane, këngëtaren e “The Pussycat Dolls”, Nicole Scherzinger.

Ky fakt është vërtetuar edhe më shumë pas një loje statutesh që ata kanë shkëmbyer mes tyre në rrjetin virtual Instagram, duke postuar të dy foto të shkrepura në jahtin luksoz në Ibiza.

Poshtë fotove romantike ku fokusohet perëndimi i diellit, ata shkëmbejnë kode me anë të statuseve speciale. I pari ishte Oni që postoi foton nga pushimet tri ditë më parë ku shkruante “Sunset Catcher”, për t’u pasuar nga një provokim i Nicole disa orë më vonë me statusin “Chasing the sun”.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë vetëm për miqësi, apo nëse ka diçka më shumë mes Fatmir Hysenbelliut dhe artisten me linjat super seksi, Nicole Scherzinger.

Kurs, më herët Nicole Scherzinger ka pasur një lidhje edhe me yllin e Zvicrës, Pajtim Kasamin. /Express/

Fatmir Hysenbelliu