Pas humbjes shokuese nga Alaves, vjen një super-lajm për Barcelonën

Barcelona e ka filluar javën me seancën e rregullt stërvitore në “Ciutat Esportiva”. Risia më e madhe sot ishte prania e portierit Marc Andre Ter Stegen, i cili ka ushtruar me pjesën tjetër të skuadrës.

Portieri gjerman ka lënë pas krahëve dëmtimin e pësuar dhe është plotësisht i gatshëm për trajnerin Luis Enrique.

Kështu lë të kuptohet energjia dhe dëshira e madhe për të luajtur që gjermani e ka shfaqur në stërvitje, pasi që konfirmimin nëse ai mund të luajë apo jo, duhet ta japë stafi mjekësor.

img_ppunti_20160912-115130_imagenes_md_propias_ppunti_160912fcb141-052-k4GH-U41256216286YK-980x554@MundoDeportivo-Web