Pas futbollit, tjetër sport i rëndësishëm fillon me 13 qershor

Pas futbollit edhe hendbolli në Kosovë pritet të rifillon në muajin qershor.

Kështu ka bërë të ditur Federata e Hendbollit e Kosovës, përcjellë Gazeta OLLE.

“Prej 13 qershorit kthehen ndeshjet e hendbollit në vendin tonë. Skuadrat pritet të vazhdojnë stërvitjet në fillim të qershorit, ndërsa brenda muajit të ardhshëm pritet të kompletohen garat e këtij edicioni.

Prej fillimit ishim të përkushtuar që t’i shkojmë deri në fund edicionit të garave. Të përkushtuar vazhdojmë të jemi, duke mos rrezikuar shëndetin e askujt dhe duke ofruar përkrahje për të gjithë.

Kemi kaluar sfida të mëdha dhe këtë sfidë globale po e kalojmë së bashku. Dorëzimi nuk është opsion.

Hendboll PO, siguri PO, kujdes maksimal PO”, thuhet në njoftimin zyrtar të FHK-së./ Gazeta OLLE