Pas Florent Muslijajt, edhe një futbollist nga Hanover i bashkohet Kosovës

Ardhjet nga skuadra e Hanoverit nuk kanë të ndalur te Kosova.

Pas Florent Muslijajt, tashmë Kosovës i është bashkuar edhe Valdrin Mustafa, shkruan GazetaOlle.

Mustafa do të jetë pjesë e Kosovës U21 për ndeshjet e shtatorit. Mustafa tashmë ka kompletuar dokumentacionin dhe ai pritet të jetë i gatshëm për trajnerin Rafet Prekazi.

Pozita e Mustafës në fushë, është si qendërsulmues.

Kujtojmë se futbollisti në fjalë ishte pjesë e Kombëtares së Shqipërisë U19 dhe U21, me të fundit luajti edhe gjashtë ndeshje.

Image