Pas fitores në Drenas, Ballkani paralajmëron edhe kundërshtarët tjerë

Ballkani nuk e ka ndërmend t’ia ketë frikën askujt. Përkundrazi të tjerët duhet t’i frikësohen kësaj skuadre.

Suharekasit fituan edhe ndaj Feronikelit në udhëtim, duke treguar se janë kandidat tejet serioz për titullin e kampionit.

Të dy golat në fitoren 2:0 i shënoi Blend Baftiu.

“Falë këtyre lojtarëve do të luftojmë deri në fund për të arritur qëllimet tona. Jemi të privilegjuar edhe ne si trajnerë të punojmë me futbollistë si Baftiu, Topalli dhe Hoxha. Por, besoj se këta tre futbollistë mund të japin edhe më shumë në ndeshjet tjera”, deklaroi ndihmës trajneri i Ismet Munishit, Agim Maliqi.