Pas fitores ndaj Ilir Latifit, turko-suedezi: E gjitha sonte ishte vetëm biznes

Volkan Oezdemir ka fituar duelin ndaj Ilir Latifit.

Në ndeshjen e kategorisë së lehtë në MMA, turko-suedezi doli fitimtar, shkruan GazetaOlle.

Oezdemir pas ndeshes ka treguar respekt ndaj shqiptarit Latifi.

“I gjithë respekti im shkon për Ilir Latifin. E gjitha sonte ishte vetëm biznes. E bëra punën time, fitorja tani është këtu, vazhdojmë tek tjetra”, ka shkruar Volkan në profilin e tij në Instagram.

Vlen të përmendet se Latifi e Oezdemir janë miq të mirë por puna që bëjnë i ka përballur mes vete.