Pas fitores historike ndaj Dynamo Kievit, ja çfarë thotë trajneri i Skënderbeut

Në intervistën pas ndeshjes, trajneri Daja u shpreh i kënaqur me ekipin, pas fitores së parë në grup. Ai tha se do t’I vinte keq që të barazohej në minutat e fundit, pas ndeshjes së madhe që bëri ekipi I tij, për këtë arsye ishte edhe I nxehur në fundin e takimit.

Daja tha se I vjen keq për eliminimin, pas fitores së Partizanit, por tashmë do të përqëndrohet plotësisht, që nesër, për sfidën e vështirë siç e cilësoi, ndaj Partizanit të hënën. Tekniku u shpreh se I lejohet të festojë disa orë sonte, por që nesër, ekipi do të mendojë për Partizanin.

daja

Do fitoni edhe në Bernë, nëse vini në intervistë para ndeshjes?

“Nëse fitojmë, është edhe një bonus edhe për klubin. Kjo gjë I bën mirë koefiçentit të klubit, për vitin tjetër, pasi sot fitoi edhe Partizani I Beogradit, dhe ne eliminohemi. Mendoj se kemi bërë mirë. Përveçse kemi luajtur si të barabartë me kundërshtarët, nuk kemi pësuar humbje. Është hera e dytë që nga disavantazhi, shkojmë drejt fitores. Është fitorja e parë në grup, dhe kjo gjë na gëzon neve, qytetin e Korçës por edhe gjithë Shqipërisë.”

E mbyllët me rekord, me asnjë humbje në Shqipëri. Si ndiheni në aspektin personal…

“Arritje e madhe. Kur përballesh në Europë, ka një tjetër koefiçent vështirësie. Ajo që më bën të ndihem mirë, bashkë me lojtarët e mi, është se nuk kemi luajtur në mbrojtje me asnjë kundërshtar. Ndoshta fati nuk ka qenë me ne, në sfidat ndaj Jang Bojs dhe Partizanit të Beogradit këtu. Por, them që fati na ka ndihmuar, pasi kemi pasur edhe situate të vështira. Përveç atyre që përmëndet ju, besoj se kemi bërë krenarë të gjithë shqiptarët.

I acaruar në fund?

Do më vinte shumë keq që të barazoheshim, pasi udhëhiqnim 3-1. Ishin disa “grimca” gjatë lojës, prej të cilave mund të pësonim.

Morëm 3 pikë në Europë, do falni ndonjë pikë në kampionat?

“Nuk besoj që do lëmë më pikë në kampionat. Mendoj se do rikthehemi edhe në kampionat.”

Pas fitores, po gëzonit apo po mendonit për ndeshjen e radhës?

“Po gëzoja, pasi ishte fitorja e parë që arritëm në grupe, por nuk zgjati shumë pasi morëm vesh rezultatin e Partizanit në Beograd. Sonte na lejohet të festojmë edhe në një orë më të vonë, por që nesër në orën 3, do mendojmë për ndeshjen e radhës ndaj Partizanit, pasi është një nga kundërshtarët në kampionat.”

Skënderbeu është përmirësuar, në lojë dhe pikë nga edicioni i parë në Europë. Çfarë keni ende për të përmirësuar?

“Kemi akoma për të përmirësuar. Edhe nga natyra, jam një trajner që nuk kënaqem kollaj. Më pëlqen që lojtarët nuk hynë ndaj kundërshtarëve, inferior. Mendoj se kemi ende për të përmirësuar ritmin, balancën në fushë. Duhet edhe një kontigjent më I madh dhe më kualitativ, nëse do kërkojmë të shkojmë akoma më larg. Duhet të jemi më të shpejtë dhe më kualitativ, pasi Europa ka një ritëm tjetër loje.