Pas ‘Fadil Vokrrit’, dezinfektohet edhe “Përparim Thaçi”

Janë dezinfektuar ambientet e skaudrës së Lirisë në Prizren, pas kërcënimit nga pandemia koronavirus, që ka “pushtuar” botën.

Është skuadra e Lirisë që ka njoftuar se është bërë dezinfektimi në ambientet e klubit, përcjellë Gazeta Olle.

“Në kuadër të masave parandaluese ndaj pandemis së Koronavirusit, të premten në mesditë, u bë dezinfektimi i hapësirave brenda e jashtë stadiumit.

Janë deiznfektuar zhveshtoret, zyret dhe koridoret në objektin e stadiumit si dhe tribunat e stadiumit “Përparim Thaçi”.

Ky dezinfektim u bë me ndihmë e Komunës së Prizrenit. Me këtë rast KF Liria falenderon Komunën për këtë mundësi”, thuhet në njoftimin e Lirisë.

Gjatë ditës së sotme, janë marrë masa në ambientet e stadiumit ‘Fadil Vokrri’.

“Dezinfektohen hapësirat e stadiumit “Fadil Vokrri”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Pamje nga Fadil Vokrri.