Pas eleminimit nga Liverpooli, Ribery zgjedh më në fund skuadrën e re!

Mesfushori francez Franck Ribéry ka marrë një telefonatë nga superstari spanjoll Xavi Hernandez, i cili e fton të bashkohet me të në Katar sezonin e ardhshëm, sipas asaj që raporton revista gjermane “Kicker”.

Ribery nuk e ka rinovuar deri më sot kontratën me Bayern Munich dhe nuk ka të ngjarë që 35-vjeçarin të qvndrojë në klubin gjerman pas kësaj vere, kur i mbaron kontrata aktuale.

Kampioni i botës me Spanjën dhe legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez, i cili është duke luajtur në Katar, për Al-Sadd Sports Club, synon ta bindë francezin të bashkohet me të në Azi, pas 12 vitesh në Mynih.

Sipas “Kicker”, Xavi e ka telefonuar francezin për ta bindur që të nënshkruajë me ekipin e tij sezonin e ardhshëm.

Ribery është ndier i joshur nga ideja për të luajtur së bashku me Xavi, natyrisht duke pasur parasysh shifrat e çmendura që ofrojnë sheikët, shifra që nuk ia jep asnjë klub në Europë.