Pas barazimit ndaj Atleticos, Valverde befason opinionin me deklaratën e fundit

Pas barazimit ndaj Atletico Madridit, ka reaguar edhe trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde.

Katalunasit barazuan me rezultat, 1:1 në ”Wanda Metropolitano”, ndërsa Valverde thotë se ishte një natë me futboll të mrekullueshëm, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

DMHTD5AWsAAzYPf

”Ne thamë se do të shkojmë atje për t’u adaptuar dhe ne e bëmë këtë. Ishte një darkë e mirë për të dyja skuadrat”.

”E dinim se Atletico do t’i shfrytëzonte përparsitë e tij. Ishte e vështirë ta pasonim topin në këtë gjendje”.

”Në lojë, ishim më të ekspozuar, por ne arritëm që të fitojmë diçka sonte. Kjo është gjë e mirë për ne”, theksoi Valverde.

Pas kësaj ndeshje, Barcelona mbetet lider në La Liga, teksa në ndeshjen e ardhshme do të përballet me Malagan në ”Camp Nou”. /Gazeta Olle/

DMHXuj0V4AAHWxu