Pas 55 vitesh, në Bundesliga sot pritet të ndodhë kjo gjë (Foto)

Sot zhvillohet java e fundit në Bundesligan Gjermane. Në ndeshjet e ditës së sotme pritet të dihen skuadrat që do të përfaqësojnë Gjermaninë në garat evropiane. Por, tejet interesante është edhe lufta për mbijetesë.

Hamburg me shumë gjasa pritet që pas 55 vitesh të bie nga Bundesliga Gjermane. Në fakt, Hamburger është skuadra e vetme gjermane që kurrë nuk ka rënë ngë Bundesliga.

Për këtë, në stadiumin e kësaj skuadre është vendosur një orë që llogaritë vitet, muajt, minutat dhe sekondat që Hamburgu qëndroi në Bundesliga në kohë rekorde.

Kjo orë do të vazhdoi të ecë me vetëm një kusht. Hamburg duhet të mposhtë sot Gladbachun ndërsa Wolfsburg duhet të mposhtet nga Koln.

Në të kundërten, Hamburg do të garoi për herë të parë në Ligën e Parë Gjermane.