Pas 17 vitesh, gjyqtari Nazmi Raci i jep fund karrierës

Nazmi Racin nuk do ta shihni më me bilbil në dorë. Nuk do të mund as ta falënderoni për drejtësinë apo edhe ndokush ta ofendojë, i pakënaqur me drejtësinë e tij.

Raci, pas 17 vitesh karrierë, ka vendosur ta lë gjykimin në fushat e gjelbëra.

44-vjeçari ndau drejtësinë në të gjitha Ligat e Kosovës dhe për shumë vjet në elitën e futbollit tonë.

“Mosha është arsyeja kryesore”, thotë Raci për Gazeta Olle.

“Falënderoj legjendën Fadil Vokrri, kryetarin e gjyqtarëve, Përparim Hasanin, ish-gjyqtarët e Mitrovicës, Vehbi Brahimin dhe Isa Mustafën për përkrahjen e dhënë gjatë gjithë karrierës”, thekson ish-gjyqtari mitrovicas.

Duke përshëndetur edhe të gjitha klubet të cilave u referoi, Raci zbulon se tani e tutje do të punojë si kontrollorë.