Pas 17 ndeshjeve ky është sulmi më i mirë dhe më i dobët i Superligës

Kampioni vjeshtor, Trepça ‘89 është skuadra me sulmin më të mirë  në Superligë.

‘Minatorët’ pas 17 xhirosh kanë shënuar 29 gola, shtatë më shumë se Feronikeli që ka sulmin e dytë më të mirë me 22 gola, shkruan Gazetaolle.com.

Sulmin më të dobët në Superligë e ka Hajvalia me vetëm 5 gola, tri më pak se Drita që ka vetëm 8. /olle/