Partizani – Vllaznia, kështu u paraqitën futbollistët nga Kosova

Partizani dhe Vllaznia kanë barazuar pa gola (0:0) në ndeshjen që sapo u mbyll në ‘Elbasan Arena’.

Për Partizanin në pjesën e dytë u inkuadrua mesfushori nga Kosova, Ylber Ramadani kurse nga minuta e parë luajti mesfushori nga Tërnoci i Bujanocit, Arbnor Fejzullahi. Në këtë ndeshje për asnjë minutë nuk luajti Labinot Ibrahimi.

Për Vllaninë gjithashtu u aktivizua prishtinasi Yll Hoxha si titullarë.

Ndryshe, Kukësi sot e arrin fitoren e parë në kampionat. Në javën e dytë të Kategorisë Superiore, kuksianët mposhtën në stadiumin e tyre 3:0 Teutën.

Pero Pejiq realizoi dy gola kurse Bedri Greca e shënoi golin e tretë.

Kujtojmë se mesfushori nga Kosova, Besar Musolli luajti 90-minuta në këtë ndeshje, raporton Gazetaolle.com.

Në ndeshjet tjera të zhvilluara në këtë xhiro, Flamurtari e mundi 5:0 Luftëtarin, derisa Skënderbeu fitoi ndaj Korabit 2:0.

Laçi dhe Tirana i ndanë pikët duke barazuar 0:0./Olle