Partizani vendos për Prekazin e Pevqelin

 Arbër Prekazi dhe Mërgim Pefqeli nuk do të jenë pjesë e Partizanit të Tiranës. Pavarësisht se ishin afër marrëveshjes, akordi ka dështuar në momentet e fundit.

Lajmi bëhet i ditur nga faqja e Partizanit në ‘facebook’, pa dhënë detaje tjera.

“Arbër Prekazi dhe Mërgim Pefqeli nuk do të jenë lojtarë të Partizanit. Aventura e tyre te Partizani zgjati vetëm 1 dite. Dy lojtarët nga Kosova nuk arritën akordin me drejtuesit e klubit”, thuhej në njoftim.

Mbrojtësi Prekazi dhe mesfushori Pefqeli, së fundi ishin pjesë e Hajvalisë. (Gazeta Olle)