Partizani publikon çmimet e biletave për ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Skuadra e Partizanit do luaj me 10 korrik ndeshjën e pare në Ligën e Kampionëve për këtë vit.

Kundërshtar i tyre do jetë skuadra e madhe nga Azerbejxhani, Qarabag, shkruan Gazetaolle.com.

Tashmë skuadra nga Tirana ka publikuar çmimet e biletave për këtë ndeshje, që do të zhvillohet në stadiumin ‘Selman Stermasi’.

Partizani njofton se çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit “Selman Stërmasi” do te jenë:

Biletat në Tribunat: A1, A2 dhe B1 , B2 do të kushtojnë 1 000 Lek

Biletat në Tribunat: C1,C2,D1,E,F,G1,G2,H1,H2 do të kushtojnë 300 Lek

Image result for stadiumi selman stermasi

Pra sipas këtyre çmimeve biletat për këtë takim priten të jenë 2.5 euro, pra rrethë 50 përqindtë më lirë, se çmimet që kishte Feronikeli në këtë garë për dy ndeshjet që i zhvilloi në parakualifikime.

/GazetaOLLE