Partizani organizon udhëtimin e tifozëve nga Kosova për festën e madhe të titullit kampion në Tiranë

Partizani do të jetë kampioni i ri i Shqipërisë në futboll.

Klubi i kuq ka mundësuar udhëtimin e tifozëve nga Kosova për festën e madhe, përcjellë Gazeta Olle.

“FK Partizani Albania vjen me një dhuratë të mrekullueshme për të gjithë tifozët e Partizanit nga Kosova, duke u krijuar mundësinë për të qenë prezent në festën e titullit të këtij sezoni.

Ndeshja luhet të dielën në ora 16:30. Nisemi e kthehemi bashkë të njejtën ditë.

Udhetimi e bileta janë falas, ndërsa gëzimi e festa pritet me qenë të paçmueshme”, thuhet në njoftimin e një prej përfaqësuesve të tifozëve të kuq nga Kosova.

Nëse Kukësi mundet nga Luftëtari, Partizani feston titullin me çfarëdo rezultati ndaj Tiranës. /Gazeta Olle/