Partizani mori pikë në Elbasan, shikoni çfarë po bëjnë serbët tani

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit në Elbasan Arena është mbyllur pa fitues.

Mediat serbe kanë raportuar se skuadra e tyre, Partizani i Beogradit, bëri paraqitje pozitive në “Elbasan Arena” kundër Skënderbeut, që u mbyll 0:0, shkruan “Express”.

Titujet e mediave serbe:

“Kurir.rs”: Partizani mori një pikë kundër Skënderbeut në Elbasan Arena.

“Blic.rs”: Paraqitje bardh e zi, Souma humbi mundësi të mirë për fitore në minutën e 89’të.

“Telegraf.rs”: Antifutboll në Elbasan, Partizani kthehet nga Shqipëria me një pikë.

Trajneri i Partizanit të Beogradit, Dukiç, deklaroi pas ndeshjes për “Supersport” se:

“Jemi shumë të kënaqur me rezultatin. Më vjen keq që nuk mundëm të shënonim, sepse krijuam shumë raste”.

Si u ndjetë në “Elbasan Arena?

Nuk pati asnjë problem. në fushë ishte një ndeshje shumë e fortë dhe kam përshtypjet më të mira.

Ishte ndryshe nga sa e pritët ju Shqipërinë në Beograd?

Jemi të kënaqur dhe duam që me këtë mikpritje edhe ne në Beograd. Duam të jemi po kaq mikëpritës, por me rezultat tjetër.

Djukic

Cilat janë diferencat mes Jang Bojsit dhe Skënderbeut, duke qenë se me të dy keni barazuar në transfertë?

Grupi është pak a shumë i barabartë. Ndeshjet në vijim do të vendosin se kush kalon në fazën tjetër dhe jo.

A keni frikë nga tifozët tuaj në ndeshjen e kthimit?

Unë besoj se do të kemi një ndihmë të madhe nga tifozët tanë në Beograd. Të shohim më pas se çfarë do të ndodhë në fushën e lojës.

skenderbeeee