Partizani – Kamza, mbyllet ndeshja

Tre pikë të arta për Partizanin, që ia doli të merrte pikët e plota ndaj Kamzës dhe kështu është në rrugën e duhur për të siguruar një vend në Kupat e Evropës, pasi edhe ekipet mbi ta kanë ngecur.

Flamurtari e Kukësi barazuan mes tyre, ndërsa Laçi ngeci në shtëpi me Teutën. Ishte dita e Jesir Asanit, i cili ia doli të shënonte dy gola në pjesën e parë të takimit, shkruan sportal.al.

Në të 7’ dhe të 23’ ai mposhti portierin Gjonikaj dhe i dha avantazhin e dyfishtë të kuqve, ndërkohë që tre minuta më pas ishte Plaku që me një goditje me kokë rihapi takimin.

Vetëm e rihapi, pas deri në fund të takimit nuk pati ndryshim rezultati dhe Partizani iu gëzua tre pikëve.