Partizani i Tiranës e synon një ndër top-futbollistët e Shkëndijës

Partizani e ka marrë me vrull dhe kërkon të përforcohet në merkaton e janarit dhe emrat e parë kanë nisur të dalin, madje sulmuesi Lukas Kardozo i Pelisterit në Maqedoni kish deklaruar në “Sport Ekspres” që e ka mbyllur marrëveshjen me Partizanin.

Në të përditshme tjetër sportive, “Panorama Sport”, raportohet se të kuqtë pritet të transferojnë për 200 mijë euro dyshen e Luftëtarit, Dejvi Bregu dhe Kristal Abazaj, të cilët trajneri Starova i ka kërkuar gjatë verës.

Ndoshta titulli është i vështirë të arrihet, por Europa është një objektiv i panegociueshëm. Veç Kardozos që luan në sulm, sipas Supersport Partizani po vëzhgon edhe sulmuesin e Shkëndijës, Besar Abdurahimin.

Emri i 27-vjeçarit nuk është hera e parë që lidhet me 15-herë kampionët e vendit. Sulmuesi nuk po gjen hapësira te Shkëndija dhe një kalin në Shqipëri shihet si zgjedhja e duhur.

Këtë vit ai ka luajtur në 11 ndeshje si zëvendësues dhe ka shënuar dy gola. Në të shkuarën ai ka luajtur edhe në Kroaci me NK Zagreb, në Belgjikë me Lokerenin dhe me Astanën në Kakistan, për të provuar edhe një eksperiencë në Japoni para se të vishte fanellën e kuqezinjtë të Tetovës.

received_10156176446988641 received_10156176446388641