Partizani i Tiranës afër të transferoj dyshen, Balaj – Ramadani

Partizanin e sezonit të ri e ndajnë pak orë nga nisja e punës. Ashtu si në sezonet e shkuara, edhe këtë vit gjithçka nis nga prezantimi i trajnerit të ri.

Praktika ka treguar në 6 sezonet e fundit në Superiore se te Partizani një trajner nuk mund të ketë jetëgjatësi më të madhe se një vit, madje vetëm Shpëtim Duro dhe Skënder Gega janë trajnerët e vetëm të epokës “Demi” që e kanë konsumuar të plotë sezonin te të kuqtë.

Image result for soromani

Në dallim nga e shkuara, këtë edicion parashikohet që prezantimi të jetë i gjerë.

Përveç trajnerit Adolfo Sormani, Partizani me shumë mundësi do të zyrtarizojë edhe tre goditjet e para, ku pa dyshim “bomba” konsiderohet Bekim Balaj, sulmuesi i Kombëtares, i cili sapo ka mbyllur aventurën e tij në futbollin rus tek Akhmat Grozni.

Por, Balaj nuk do të jetë kuqeziu i vetëm i merkatos së Partizanit, pasi pritet edhe rikthimi i Ylber Ramadanit, i cili nuk i ndahet trajnerit Sormani.

Image result for ylber ramadani

Ndërsa goditja e tretë e merkatos që pritet të zyrtarizohet është ish-futbollisti i Kukësit, William Cordeiro Melo.