Partizani i Beogradit pret Besnik Hasin në Champions, serbët i dërgojnë mesazh gjakovarit (FOTO)

Olympiacos do të takohet në kuadër të kualifikueseve të Ligës së Kampionëve me Buduçnostin e Malit të Zi.

E në rast se do ta kalojë pengesën e radhës gjiganti grek, atëherë në rrethin e ardhshëm do të takohen me Partizanin e Beogradit.

 

Këtë ballafaqim do ta bënte edhe më të nxehtë fakti që në krye të gjigantit grek është trajneri shqiptar Besnik Hasi, transmeton Telegrafi.

“Shqiptari i sjell fat Partizanit: Kjo është arsyeja pse e kujtojnë për të mirë bardhezinjtë trajnerin e Olympaicosin”, është titulli i mediave serbe.

Mediat serbe ia kanë kujtuar Hasin humbjen e hidhur të vitit 2014, kur shqiptari ishte asistent i trajnerit kryesor të Anderlechtit ndërsa belgët pësuan humbje prej skuadrës serbe.

Partizani atëbotë triumfonte përmes penalltive me rezultat 3-2 dhe kishte kaluar në një rreth më të lartë të Ligës së Kampionëve.